Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka theksuar se një nga prioritetet e partisë është përfshirja e gazit amerikan në furnizimin me energji në Kosovë, për çka u shpreh i bindur se ky projekt do të rikthehet.
”Të kemi një partneritet publiko privat mes qeverisë së Kosovës dhe Amerikës, të kemi një bashkëpunim strategjik dhe një dokument të bashkëpunimit strategjik”, tha Mustafa.
Ai ka prezantuar planin e partisë së tij për zhvillimin ekonomik për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.
Mustafa ka ndarë disa nga pikat kyçe të platformës së LDK-së, duke theksuar angazhimin për zhvillimin e Kosovës, përmirësimin e kushteve të jetesës.
”Ne parashohim rritje mesatare vjetore të bruto prodhimit vendor prej 5 % në këto 4 vite të ardhshme një buxhet prej 5 miliardë euro në fund të atij mandatit pra në vitin e katërt dhe 5 milardë euro investime projekte kapitale”, tha Mustafa.