Kandidati i PDK-së për deputet, Edon Cana gjatë ditës së djeshme është takuar me qytetarë në Dragobil të Malishevës.
Cana atje ka folur për tensionimin e marrëdhënieve me aleatin më të madh të Kosovës, SHBA-në.
“Kosova sot është në një kolaps ekonomik, izolim ndërkombëtar, sanksione prej BE-së, e sanksionuar nga SHBA, me një kryeministër i cili nuk e ka shkelë as pragun e Shtëpisë së Bardhë. Dera në Washington për Kosovën, gjithmonë ka qenë e hapur edhe para luftës. Ne kemi krijuar aleancë të cilën paraardhësit tanë do ta ëndërronin me shtetin më të fuqishëm në glob dhe ky shtet së bashku me UÇK-në e ka çliruar Kosovën”, ka thënë Cana.
Postimi i plotë:
Tubim në Dragobil të Malishevës!
Falënderim të veçantë për kryetarin nëndegës në Dragobil z.Agron Paçarizi, kryetarin e degës së Malishevës, kandidatin për deputet Mevludin Mazreku, dhe kandidatin me prejardhje nga Dragobili, Fetah Paqarizi, për mbështetjen dhe mikpritjen e ngrohtë.
Bashkë për një Kosovë më të mirë!
#PDK131 #BedriHamzaKryeministër #MemliKrasniqi2 #EdonCana44