Ish-shefi i diplomacisë kosovare, Enver Hoxhaj, për FrontOnline, thotë se Administrata e re e Presidentit Donald Trump, do të jetë më e vendosur dhe do të mbyllë disa prej temave të hapura në Ballkan, përfshirë edhe raportet Kosovë-Serbi.

‘’Administrata e re e Trump natyrisht që do të jetë edhe më e vendosur për mbylljen e disa temave të hapura në Ballkan, sidomos normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë’’, thotë ai.

Hoxhaj shton se Kosova duhet të dijë si të pozicionohet dhe ta rikthej besimin e SHBA-së dhe të i përmbushë pritjet e saj.

‘’Unë shpresoj që nëse Kosova di të pozicionohet drejt dhe ta rikthej besimin e tyre dhe të i përmbushë disa prej pritjeve të saj’’ tha ai.

Ish-kryediplomati Kosovar potencon se Kosova duhet ta shoh si mundësi të madhe administratën e Trump e jo të sillet Kosova me të siç u sill Qeveria Kurti me administratën e Biden.

 

‘’Ne duhet ta shohin administratën Trump si një mundësi e madhe dhe jo të sillemi se si është sillur Kurti me administratën e Biden, të cilën Kurti e djegu kartën dhe Kosova nuk diti ta shfrytëzoj’’ përfundoi ai.

SHPËRNDAJE