Lidhja Demokratike e Kosovës, nën udhëheqjen dhe përkushtimin e figurave kyçe si Anton Quni, po dëshmon fuqishëm se është në ringritje dhe ribashkim, duke hapur rrugën drejt një fitoreje historike. Dragashi, vendi i besnikërisë dhe frymës rugoviane, sot i dha edhe njëherë mbështetje të palëkundur LDK-së, duke rikujtuar vlerat dhe idealet që kjo parti ka përfaqësuar gjithmonë. Mikpritja dhe entuziazmi i vendasve të Dragashit janë dëshmi e fuqisë së rugovizmit dhe vizionit të udhëheqësve si Anton Quni.

Një tjetër moment emocionues ishte ai në Bllacë, ku mbështetësit e LDK-së, të frymëzuar nga përkushtimi i Anton Qunit dhe liderëve të tjerë, u mblodhën në një atmosferë të jashtëzakonshme. Ky tubim plot energji dhe përkushtim dëshmoi edhe njëherë unitetin dhe qëndrueshmërinë e tri shkronjave të arta: LDK.

Në të njëjtën ditë, u hap edhe zyra e re e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Korishë, me kryetar Sadik Memaj. Ky hap përfaqëson një shtysë të re në përhapjen e vizionit rugovian, ndërsa mbështetësit dhe aktivistët shprehin përkushtimin për punë të përbashkët drejt fitores.

Anton Quni, një prej zërave më të fuqishëm të LDK-së, vazhdon të frymëzojë mbështetësit me përkushtimin e tij të palëkundur për ndryshimin dhe mirëqenien e qytetarëve të Kosovës. Udhëheqës si ai dhe liderët tjerë e bëjnë këtë lëvizje politike forcë kryesore për të ardhmen e vendit.

Lidhja Demokratike e Kosovës po shkon e sigurt drejt ndryshimit dhe një fitoreje të madhe që do të shënojë një epokë të re për Kosovën.

#LDK124
#LumirAbdixhiku1
#AntonQuni10

SHPËRNDAJE