Gërvalla akuzon
Hysen Gërvalla, ndryshe nga një javë më parë, tash as nuk e mohon e as nuk e pohon që Riza Salihu mund të ketë gisht në vrasjen e vëllezërve të tij, Jusufit e Bardhoshit. Në një letër dërguar Gazetës Express, ai i cilëson si spiunë të UDB’së Riza Salhiun dhe Ibrahim Kelmendin.
Sipas, ketyre burimeve, që të dy, kanë qenë pjesë e komitetit ku është marrë vendimi për vrasjen e tre patriotëve shqiptarë.
I fuqishëm ka qenë reagimi i Hysen Gërvallës, vëllait të patriotëve Jusuf e Bardhosh Gërvalla, në lidhje me shkrimet e fundit sa u përket autorëve të mundshëm të vrasjes së familjarëve të tij, më shumë se tridhjetë vjet më parë.
Riza Salihun dhe Ibrahim Kelmendin ai i quan “hilexhinj të cilët kanë qenë pjesë e një komiteti, nga i cili është marrë vendim për të vrarë Jusuf Gërvallën”.
Ibrahim Kelmendi disa ditë më parë në një deklarim televiziv ka thënë se Riza Salihu ka gisht në vrasjen e patriotëve Gërvalla dhe Kadri Zekës në vitin 1982 në Gjermani.
Por Hysen Gërvalla, vëllai i patriotëve Gërvalla, në një sqarim për gazetën Express ka thënë se nuk është i interesuar të njollosë askënd, ndërkohë që Riza Salihun e Ibrahim Kelmendin i quan persona të cilët kanë qenë pjesë e të njëjtit komitet ku është marrë vendim për vrasjen e vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës