Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në emisionin “Pressing” në T7, ka folur për sektorin e energjisë elektrike.
Hamaza ka treguar se në programin e PDK-së energjia elektrike është prioritet i yni.
“Raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikë s janë tepë r të rëndësishme në të gjitha fushat. Mirë po, unë nuk e shohë kë të vetëm si raport miqësor, por e shohë edhe si partneritet mes dy vendeve. Dhe nuk mundesh me pasur zhvillim të që ndryshëm ekonomik që është prioritet i yni i pari në programin tonë në se nuk ki siguri energjetike”, tha ai.
Hamza gjatë emisionit ka folur edhe për ndërtimin e termocentralit me gaz. por ka treguar se mungesa e energjisë elektrike në vend paraqet edhe rrisk të qëndrueshmërisë në stabilitetin makro-fiskal.
“Ne si Kosovë diskrepancë të madhe mes kapaciteteve gjeneruese dhe konsumit. Dhe si rezultat i kë saj përballëm edhe me mungesë të energjisë elektrike përballum edhe me pasiguri. Përveç kësaj kjo na rritë neve edhe dificidin tregtar. Por edhe në momente të caktuara na paraqet rrisku për qëndrueshmërinë dhe stabilitetin makro fiskal në rast të dështimit. Ne si Kosovë jemi vonuar në ndërtimin e kapaciteteve të reja. Kemi hupur shumë kohë në negociata dhe bashkë punim më Bankën Botërore dhe në fund Banka Botërore është tërheq prej procesit dhe ngjarja nuk ka ndodhë. Sa i përket kapaciteteve të reja gjeneruese sidomos me gaz kjo duhet me u bë. Sepse ne si Kosovë kemi nevojë për stabilitet energjetikë . Prandaj termocentrali me gaz është prioritet i lartë dhe sigurisht ne jemi të interesuar që kjo të bë het përmes lidhjes që është në drejtim të Maqedonisë së Veriut dhe të ndërtohet kapaciteti i ri gjenerues. Mirë po, kur jemi tek kapacitetet energjetike përveç kostove financiare ne duhet ta kemi të qartë si vend ma shumë se të qartë se koha e ndërtimit të një kapaciteti të tillë e kërkon afërsisht rreth katër vjet”, tha ai.