Kandidati për kryeministër të Kosovës, Ramush Haradinaj ka komentuar deklarimet në tubimet elektorale të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Guxo ku po përmendet në vazhdimësi ish-presidentin, Ibrahim Rugova.
Haradinaj i ka quajtur si të pavenda këto deklarime.
“Çka me ju bo këtyne njerëzve që mas 20 e sa vjete, masi kanë pështy e sha e çka s’kanë bo, tash shkojnë e thirren në vlerat e presidentit Rugova”, ka thënë Haradinaj.
Kreu i AAK-së ka theksuar se me Rugovën ka pasur bashkëpunim të ngushtë, por siç tha ai, nuk po e përmend për fushatë zgjedhore.
“A beson mu po më vjen marre. Unë nuk po e permeni po më vjen keq. Kur u kanë koha i kam shtri dorën e pajtimit, kemi punu bashkë për të mirën e Kosovës”, ka thënë ai në një debat televiziv.
SHPËRNDAJE