Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Fushë Kosovë vazhdon aktivitetet zgjedhore me një tubim të rëndësishëm me qytetarët e Luginës. Ky takim do të mbahet më 30 janar, në ora 18:00, në Caffe “Mrika”, Fushë Kosovë.
Në këtë ngjarje do të prezantohen kandidatët për deputetë nga Komuna e Fushë Kosovës, të cilët synojnë të përfaqësojnë interesat e qytetarëve në Kuvendin e Kosovës.
Në tubim do të jenë të pranishëm:
- Mirlinda Krasniqi – Kandidate për deputete me numrin 51
- Laureat Gojnovci – Kandidat për deputet me numrin 92
Ky takim është pjesë e strategjisë së LDK-së për të komunikuar drejtpërdrejt me qytetarët dhe për të prezantuar vizionin e saj për Kosovën.
Me moton “Bëhu ndryshimi”, LDK synon të mobilizojë qytetarët për zgjedhjet e ardhshme dhe të diskutojë çështjet kryesore që prekin komunitetin e Luginës.
Të gjithë të interesuarit janë të ftuar të marrin pjesë!