Gjilani tashmë krenohet me një prej spitaleve më të avancuara private në Kosovë, “Swiss Hospital”, një investim madhor nga diaspora, përkatësisht nga Zvicra, nën drejtimin e pronarit të kompanisë Kastro, Bari Kastrati. Ky spital modern ofron një gamë të gjerë shërbimesh shëndetësore dhe mbulon një rajon të rëndësishëm që përfshin edhe Kumanovën, Preshevën dhe Bujanocin.
Me një ekip të specializuar mjekësor dhe infrastrukturë të standardeve më të larta, “Swiss Hospital” është shndërruar në simbol të përparimit shëndetësor për Gjilanin dhe më gjerë. Ky investim vjen si rezultat i përkushtimit të mërgatës sonë dhe dëshmon për potencialin e madh që diaspora ka në zhvillimin e sektorit shëndetësor në Kosovë.
Lutfi Haziri: Mbështetje për shëndetësinë dhe investimet private
Duke qenë se ky spital ndodhet pikërisht në Gjilan, roli i Lutfi Hazirit, kandidatit për deputet nga radhët e LDK-së, është i një rëndësie të veçantë. Si një zë i fuqishëm për rajonin, ai ka qenë gjithmonë përkrahës i fuqizimit të shëndetësisë dhe krijimit të kushteve më të mira për institucionet private shëndetësore.
Bashkë me LDK-në dhe kandidatin për kryeministër Lumir Abdixhikun, Lutfi Haziri është zotuar për të mbështetur spitalet private dhe për të krijuar lehtësira për investime të reja në këtë sektor jetik. Shëndetësia është prioritet i parë i qeverisjes së ardhshme të LDK-së, dhe më 9 shkurt qytetarët kanë mundësinë ta bëjnë ndryshimin për një sistem më të fortë shëndetësor.
#BëhuNdryshimi
#LDK124 #LumirAbdixhiku1
#LutfiHaziri4 #LirijeKajtazi18 #ValentinaBunjakuRexhepi21
#AvdylAliu67 #BardhylSyla68 #BesimGuda70