![edit_harxhi-300x205](http://www.preshevajone.com/wp-content/uploads/2012/03/edit_harxhi-300x2051.jpg)
Tiranë, 12 mars
Me ftesën e Ministrit të punëve jashëme të Republikës së Shqipëris,zv.Edit Harxhi zv.ministreja e diplomacisë shqiptare ka pritur sot në kabinetin e saj në Tiranë një delegacion nga Lugina e Preshevës prej pesë anëtarësh i kryesuar nga deputeti Riza Halimi, kryetar i PVD-së, Galip Beqiri , kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Shaip Kamberi, kryetar i komunës së Bujancoit, Jonuz Musliu, kryetar i Kuvendit komunal të Bujanocit, si dhe z. Rami Zylfiu (UDSH)
Nga ky takim mes znj.Harxhi dhe përfaqesuesve të e Luginës së Preshevës është iuseduar kryesisht mbi situatës aktuale në Lugunën e Preshevës sidomos procesin arsimor, tekstet shollore, njohjet e diplomave mes Serbisë dhe Shqipërisë,, studentët tanë shqiptare nga Lugina në Shqipëri etj.
Diplomatja shqiptare znj.Edit Harxhi ka siguruar mysafirët nga Lugina e Preshevës se do të vazhdojë bashkëpunimin dhe kontributet për popullatën e Luginës së Preshevës, në vecanti në procesin arsimor, furnizimin me tekste si dhe në sfera tjera ekonomike dhe kulturore.
Ndërsa z.Riza Halimi, kryesues i delegacionit nga Presheva rreth vizitës së sotme në Tiranë në Minsitrinë e Punëve të Jashtme në Shqipërisë për agjencinë informative kombëtare « Presheva jonë » ka deklaruar se « takimi i sotëm në Tiranë me zv.ministrene Puneve të Jashtme znj.Edit Harxhi si dhe në ministrinë e arsimit, kulturës dhe ekonomisë shqiptare ishin takime zyrtare dhe miqësore mjaft të frytshme në kuadër të bashkëpunimit rajonal mes shtetit shqiptar dhe Luginës së Preshevës.”
Ngjajshëm për agjencinë “Presheva jonë” ka pohuar edhe z.Galip Beqiri nga KKSH, sipas të cilit “Nga gjitha keto takime me autoritetet e qeverisë shqiptare sot në Tiranë kemi hasur në përpkrahje në gjitha fushat ku qyetetarët e Luginës kanë më së shumti nevojë, bashkëpunim ky i cili do të vazhdojë ».
Se a ështe zënë n’gojë edhe zgjedhjet e ardhshme në Serbi dhe cilat janë qëndrimet e Tiranës zyrtare në këtë drejtim, deputeti Halimi në vazhdim ka pohuar se « edhe këtë cështje e kemi prekur me autoritetet shqiptare dhe se Tirana zyrtare na mbështet për koalcione dhe unitet mes partive shqiptare përballë zgjedhjeve të ardhshme në Serbi më 6 maj të ktij viti. Lidhur me zgjedhjet e ardhshme në Serbi përfaqësuesit e Luginës së Preshevës do të kenë edhe një takim të rëndësishëm me nivel të lartë me zyrtare të shtetit shqiptarë.. »