Mediet serbe njoftojnë se hakerët me emrin “Hakerët e bashkuar shqiptarë, luftëtarë kibernetikë”, sulmuan sot faqen e internetit të Serbisë “izbori.org.rs”, dedikuar publikimit të informatave për zgjedhjet në Serbi.
Në mesazhin e lënë në sajt hakerët kanë porositur: “Fati juaj është të jeni pjesë e aksionit tonë. ‘Shqiponjat në veprim “.
“Kjo bëhet për arsyen e thjeshtë, ofendimet tuaja nuk po pushojnë… Ju jeni armiqtë e vetes suaj. E keni merituar këtë”, theksohet në mesazh.
Në fund hakerët shqiptarë kanë vënë mbishkrimin Kosova Republikë. /(Koha.Net)
Linku: http://2012.izbori.org.rs/