MIRË SE NA VJEN MOJ PRANVERË, PLOTË ME LULE E PLOTË ME ERË..
Sot në ora 6:14 sipas kohës së Evropës së mesme në hemisferën veriore të tokës arrin stina e pranverës. Stina e pranverës zgjat deri me 21 qershor kur edhe fillon vera. Meteorologët parashikojnë që ditët e para të pranverës do të jenë me diell dhe të nxehta.
Pranvera është njëra nga katër stinët e vitit.
Pas pranverës vjen vera, më pas vjeshta dhe së fundi dimri.
Fillimi i pranverës mund të jetë astronomike, dmth. sipas pozicionit të tokës ndaj diellit, ose fenologjike dmth. sipas zhvillimit të bimëve
Fillimi i pranverës astronomike
Sipas astronomikes pranvera fillon, kur në fundin e dimrit nata dhe dita barazohen:
• Në hemisferën veriore më 20 mars ose 21 mars, në raste të ralla edhe qysh më 19 mars.
• Në hemisferën jugore më 22 shtator ose 23 shtator.
Me fillimin astronomik të verës më 21 qershor pranvera përfundon gjithnjë në të njëjtën ditë.
Fillimi i pranverës fenologjike
Sipas fenologjisë pranvera fillon me lulëzimin e disa llojeve të bimëve pranverore, specifike këto për vende të ndryshme. Në vendet e hemisferës veriore kjo fillon zakonisht në muajt mars, prill dhe maj, kurse në hemisferën jugore në muajt shtator, tetor dhe nëntor.
Në meteorologji pranvera fillon gjithmonë më 1 mars.