Pas dy jeve të vendimit (7 mars 2011) të Tribunalit Federal për eksradimin e kosovarit Sh.N. në Beograd, ai më në fund është dërguar sonte i cili ka arritur në orën 21 :35 minuta. Lajmin e para e ka dhënë, sikur për vendimin e ekstradimit, agjencia serbe Tanjug. Pra, dy javë pas vendimit të Bernës ai qysh tash, ekstradohet në Serbi dhe jo siq shkruajtën Tanjug dhe disa portale, se ai « do të ektradohet së shpejti ». Serbia ja arriti qëllimit të vetë dhe duket se ky ishte shkaku i shtyerjes së procesit e rigjykimit të nëntë shqiptarëve nga Presheva, të ashtuqujturit “Grup i Gjilanit”
Preshevë, 21 mars
Tre serbë të SUP-it erdhën në Zhurich e morën Sh.N. për në Beograd
Ashtu siq ishte pritur, pas gjashtëmbëdhjetë ditësh nga vendimi (7 mars 2011) i Tribunalit Federal të Zvicrës për eksradimin e kosovarit Sh.N. në Serbi, ai mbrëmë në orën 21 :35 minuta kihste arritur në Beogrda. Në fakt në aeroportin e Zhurichu sot në orët e pasidtes në aerportine Zhurichut u gjendën tre funksionarë të lartë të policisë serbe (MUP) për ta marrurur SH.N dhe për ta sjellur në Beograd., njofton agjencia informative “Presheva Jonë”. Lajmin për arrtijen e Sh.N. në Beograd e ka dhënë, sikuredhe për vendimin e ekstradimit, agjencia serbe Tanjug, duke shkruar se ai “ishte i shqëruar edhe nga interpoli dhe gajndermeria serbe..”
Pyetjes sonë shtuar sot drejtësisë dhe policisë federale se pse Shemsi Nuhiu është shoqëruar me perona të “Interpolit serb nga Zhurichu derti në beograd” kur dihet se emri tij nuk figuron në lsitën e Interpolti me qndër në Noyn ? lidhur me ektë z.Folco Galli agjencisë sonë i ka dekalruar sot se “Shemsi Nuhiu ishte kërkuar nga Interoli i Beogradit më 27 tetor 2010 e cila kërkesë u bazuar në një urdhër arresti nga gjykata kompetente e datës 23 prill të vitit 2009. “Nuhiu me banim në Zvicër, Zyra Federale e Drejtësisë kishte sygjeruar autoritet serbe të bëhet një këkesë për ekstradim para arrestimit të tij. Kjo kërkesë ishte transmetuar zyrës sonë OFJ me bernë me notë diplomatike më 8 mars, 2011…”
Pra, pas dy javë nga vendimit i Bernës ai qysh tash, është ekstraduar në Serbi dhe jo siq kishin palaljmaëruar mediat serbe Tanjug se ai « do të ekstradohet së shpejti ». Serbia ja arriti qëllimit të vetë dhe duket se ky ishte shkaku i shtyerjes disa herë së procesit e rigjykimit të nëntë shiptarëve nga Presheva në Beograd që sipa smediave serbe edhe Shemsi Nuhiu ështër pjesë e tyre, të ashtuqujaturit “Grup i Gjilanit”
Pas këtij vendimi përpjekjet për të kundërshtuar dërgimin e shemsi Nuhiut në Serbi vazhduan, ku komuniteti shqiptarë u organizua në Zvicër duke tubuar mijëra firma në një petecion dërguar (16 dhjtor 2011) ministrisë së drejtësisë dhe policisë (DFJP) në Bernë, ku pastaj pasoi edhe protesta dhe petecioni në Prishtinë.
Zërin kishin ngritur në favor të mosekstardimit të Shemsiut edhe autoritet kosovare si në Prishtinë ashtu edhe në Bernë si dhe nga Kuvendi Komunal i Preshevës duke alarmuar Zvicrën dhe komunitetin ndërkombëtar për ndjekjen e e padrejtë të të rinjve nga Lugina në bazë të disa fletarreste të Serbisë të motivuara politikisht.
Më 29 dhjetor të vitit të kaluar agjencinë informative kombëtare “Presheva Jonë” avokati i Sh.N. z. Jacques Barillon në Gjenevë e kishte njoftuar se « suspendohet për momentin eskstardimi i Sh.N. në Serbi.. » të cilin lajm e jep edhe gazeta « Le temps » (L’extradition d’un suspect accusé par la Serbie de crimes de guerre est suspendue). “Për mu dhe kolegun tim Tirelli Ludevik një ankesë të tillë e kemi bërë të mërkuren e kaluar pranë Gjykatës Federale në Bernë..Sepse Sh.N. gjatë asaj periudhe kur Serbia e akuzon atë, ai ka qenë i pranishëm në Maqedoni dhe se ai ndicet nga drejtësia serbe për shkak të opinioneve të tij politike, racës, fesë apo përfshirjes së tij në një grup të veçantë shoqëror…” ka pohuar për agjencinë avakati Barillon.
Lidhur me ekstradimin e Sh.N. në Beograd, vëllau i tij Zurich Sherifi i ka deklaruar sot agjencisë sonë se “këta 5-6 muajt e fundit është thënë disa herë se do të ekstradohet vëllau ynë në Serbi. Për dërgimin e Shemsiut në Beograd u bë si u bë, por jam i bindur se nëse në serbi funksion shteti juridik ai do të dalë i pastër. Ekstradimi i vëllaut tonë në Serbi me një kerkese të një shteti antishqiptar dhe aq më tepër të motivuar politikisht, nuk është korrekte dhe ky esktradim është jo korrekt, dërgimin n’gojë të ujkut..”