Raportet nga Afganistani perëndimor thonë se një sulmues vetëvrasës ka vrarë të paktën 9 persona dhe ka plagosur 20 të tjerë në provincën e Heratit.
Policia tha se në mesin e të vdekurve janë edhe tre zyrtarë afganë dhe gjashtë civilë.
Zyrtarët afganë thane se sulmuesi vetëvrasës goditi me makinën e tij një ndërtesë qeveritare lokale në qarkun e Guzarës.
Shumë nejrëz ishin mbledhur afër ndërtesës në kohën e shpërthimit.