Preshevë,12 prill
![1ragmia](http://www.preshevajone.com/wp-content/uploads/2012/04/1ragmia.png)
Në veçanti u elabioruan sukseset e kësaj partie në përmirësimin e standardit jetësor të shqiptarëve të rajonit të Luginës së Preshevës si dhe për angazhimin e PDSH-së për përmirësimin e statusit politik të shqiptarëve të Preshevës,Bujanocit dhe të Medvegjës.Në vazhdim të tubimit të sotëm u bë edhe prezantimi i 38 kandidatëve të mundshëm për këshilltarë komunal në zgjedhjet e 6 majit 2012.Para të pranishmëve me ovacione u prit kryetari i Partisë Demokeratike Shqiptare Ragmi Mustafa,i cili masës së tubuar iu drejtoi me fjalën e tij që foli për rezultatet e PDSH-së e cila kishte udhëhequr pushtetin lokal të Preshevës që nga viti 2004 e deri në ditët e tanishme.
Mustafa edhe njëherë ftoi elektoratin shqiptar t’i bojkotojë zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale serbe duke e arsyetuar këtë vendim me fakte se pushteti qendror serb nuk është i interesuar për pqërmirësimin e pozitës së shqiptarëve të Luginës së Preshevës.Ai u zotu se edhe në të ardhmen do të bashkëkëpunoj me qeveritë e shteteve si të Shqipërisë dhe të Kosovës dhe me shtete e Bashkësisë Evropiane për të mirën e popullatës së këtij rajoni.PDSH në zgjedhjet lokale do të garon me numrin një-1- meqë e para ka grumbulluar nënshkrimet e nevojshëm për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të 6 majit.Në këtë tubim u ftua që elektorati në ditën e mbajtjes së zghjeve të del në mënyrë masive dhe të votoj numrin 1.
Avni Jusufi