Edlira Dedja, kandidate potenciale në zgjedhjet kantonale në Zvicër
Gjenevë, 16 prill
Zonja Dedja-Bytyqi, bija e personalitetit të pedagogjisë dhe letërsisë shqiptare për fëmijë, Prof. Bedri Dedja, ka zhvilluiar një aktivitet të bujshëm social-artistik; fondacioni “Opéra sans Frontiéres”, themeluar dhe drejtuar prej saj, ka organizuar vitet e fundit, në Zvicer dhe Belgjikë, një seri koncertesh dhe aktivtetesh kulturore dhe të muzikës lirike si dhe klasike, me artistë të njohur shqiptarë që dominojnë skenat më të njohura në perendim si Tenori Saimir Pirgu, balerini Enkel Zhuti , soprano Ermonela Jaho, Violinisti Tedi Papavrami, mezzo-soprano Mariana Leka, bas Frano Lufi, etj…
Me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë se Shqipërisë znj. Edlira Dedja-Bytyqi, do të organizojë në Bruksel (Théatre de la Monnaie), një koncert të muzikes lirike dhe klasike me artistë të njohur shqiptarë. Po ashtu Dedja së bashku me balerinin Enkel Zhuti, do të organizojnë në Neuchatel në 12-13 maj edhe Olimpiadën Kantonale të baletit për të rinj, e para e këtij lloji në Zvicër.