Bashkëpunimi mes Kosovës dhe Kosovës Lindore në sferën ekonomik ishte temë bisede nga takimi i sotëm i zv.kryeministres Mimoza Kusari-Lila me kryetarin e Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafën, njofton agjencia informative “Presheva jonë” nga Prishtia.
Prishtinë, 19 prill
Znj. Kusari-Lila, nga ky takim me kryetarin e Preshevës, ka pohuar ndër tjera se duhet siguruar që prodhuesit e Preshevës të mos radhiten në kategorinë e produkteve të Serbisë. “Insistojmë që prodhuesit e Luginës të mos kosniderohen të izoluar apo të anashkaluar nga ne. Ne duhet të gjejmë mënyra, që produkteve nga ajo anë të identifikohen dhe të p¨qerndrohemi në sensibilizimin e qytetarëve të Kosovës për konsumin e këtyre produkteve. Për këtë duhet të angazhohen edhe shoqatat e biznesit dhe afarsitëve tjerë në rajon.”.
Ndryshe ngsa. Znj.Kusarui –lila, Ragmi Mustafa tha se destinacioni i vetëm për ne mbetet Gjilani, Prishtina, Kosova. “Kujtojmë se pjesa dërmuese populates sonë janë shqiptarë dhe se ne sytë I kemi kah Kosova coftë për biznis apo tregti..”, ka nënvizuar sot në Prishtinë kryetari Mustafa.
Nga kabineti i zv.kryeminsiters agjencia jonë ka mësuar se nga takimi Kusari-Mustafa po ashtu janë prekur edhe cështje tjera që po ballafaqohen së fundi qytetarët e Preshevës, sidomos ajo e polisave, cka zv.kryemisnitrja Kusari – Lila ka premtuar që për këto çështje do të shqrytohet ditëve të ardhshme nga ministria e Financave duke mundësuar një lehtësim të lëvizjes së lirë jo vetëm të njerëzve, por edhe qarkuilimin e mallrave pa pengesa.