Në qendër të Manastirit tek stacioni i autobusëve një grua e re vrapon të kapi autobusin e linjës urbane. Për fat të keq të saj ajo nuk e kapi, për pak metra. Gruaja mallkon në gjuhën shqipe shoferin e autobusit: “Edhe ti o i mallkuar për pak sekonda nuk më prite”. Ajo është vetëm njëra nga qindra vajza shqiptare, të cilat janë shitur nga familjet e tyre për burra të moshuar maqedonas.
26-vjecarja: Familja më shiti te plaku maqedonas për 3500 euro
MANASTIR- Në qendër të Manastir it tek stacioni i auto busëve një grua e re gati vrapon të kapi urbanin e linjës. Për fat të keq të saj ajo nuk e kapi, për pak metra. Gruaja mallkon në gjuhën shqipe shoferin e autobusit: “Edhe ti o i mallkuar për pak sekonda nuk më prite”. Gjithë skenën e ndoqëm së bashku me gruan nga xhami i makinës tonë. – Ku do të shkosh e pyetëm dhe ajo e pikëlluar na u përgjigj; Në Shqipëri. E morëm me vete dhe filluam të bisedojmë. Marie N është nga veriu i Shqipërisë dhe familja e shiti tri vjet më parë në Maqedoni te një burrë i moshuar, vetëm për 3500 euro. Ajo tanimë është 26 vjeç, ka një fëmijë 3 vjeç e jeton zgjedhjen e prindërve edhe pse pa dëshirë.
Ju jeni shqiptare nga Maqedonia?
Jo more vëlla jam nga zona e veriut të Shqipërisë, nga Malësia e Shkodrës
Po çfarë doni ju në Manastir?
Jam e martuar në veri të krahinës së Pellangonisë me një burrë maqedonas 52 vjeçar.
Si je martuar në zonë kaq të thellë të Maqedonisë prej Malësisë së Shkodrës?
Me disa sekserë nga Shkodra që merren me këtë punë të pisët, na shesin në si lopët në pazar nëpër fshatrat e thella të Maqedonisë me burra të moshuar.
Ju dukeni e re, sa vjeç jeni?
Jam 26 vjeçe
Si keni marrë një burrë kaq të moshuar?
Përjetime më të dhimbshme dhe jetë më të vështirë se kjo nuk ka ku të vejë.
A ju keqtrajtojnë?
Jam e keqtrajtuar nga sllavo-maqedonasit ku shahet nëna shqiptare në çdo cep të shtëpisë, djalit tim tre vjeçar nuk mund t‘i flas shqip asnjë fjalë, ai nuk duhet të mësojë gjuhën shqipe edhe pse nënë e ka shqiptare .
Ju po shkoni në Dukagjin?
Po kam marrë një mesazh në telefon se nëna është shumë e sëmurë. Më dhanë tre ditë lejë duke më mbajtur djalin tim të vogël.
Si quhet djali juaj?
Zoran
A ka vajza të tjera nga nga Shqipëria të martuara në këto anë?
Po ka shumë. Unë mund t’ju them se vetëm në fshatrat e Pellangonisë së Manastirit deri në fshatrat malore të Veleshit janë mbi 500 vajza shqiptare që janë martuar me të moshuar nga Maqedonia të cilat janë shitur nga këta menaxherët shkodranë me euro nga familjet e tyre të varfra në
Shqipëri.
Nga cilat zona të Shqipërisë janë këto vajza?
Pjesa dërrmuese e tyre janë nga Malësia e Shkodrës, Dukagjini, Mirdita, Kruja.. kryesisht nga zonat e thella malore.
A keni ju ndonjë mesazh?
Dua të përcjellë një porosi vajzave shqiptare që të mos përjetojnë të njëjtin fat si timin dhe atyre qindra shqiptare që janë martuar me burra të moshuar maqedonas, por edhe shteti shqiptar të ndalojë urgjent këtë dukuri, këtë të shitjes së femrave shqiptare si skllave. Këtu kemi të bëjmë me një krim të organizuar dhe cenim të rëndë të lirisë së femrës shqiptare. (GazetaShqiptare/BalkanWeb)
————————————————
JA EDHE KOMENTET E JUAJA:
————————————-
Shkodronja u shit nga familja te plaku maqedonas për 3.500 euro ?!
www.preshevajone.com
Agjencia informative Presheva Jonë
Dërguar nga toni, london më 23-04-2012 në 10:33 |
|
un jam vete nga qyteti i shkodres po di tju them se keto malesoret e dukagjinit me njerez te trash ska pa ndonje here historia akoma jetojne dhe mendojne si ne kohen e leke dukagjinit para 500 vjetsh.edhe thojne se jane shqiptaret me te paster kristian dhe puro shqiptare se as turku nuk i zaptoje dot.po shikojeni tani po shesin nderin rracen dhe identitetin per €3500.turp turp |
|
|
|
|
|
Dërguar nga patrioti, kurbet më 23-04-2012 në 10:05 |
|
Drejtesia duhet te veproj urgjentisht ndaj sekserave dhe disa katunarve qe vrasin per nder dhe ja shesin vajzat pleqve. Keta fundrrina duhen varur te gjithe. |
|
|
|
|
|
Dërguar nga jam Shqipetar më 23-04-2012 në 09:59 |
|
A ishte me perpara kjo praktike ? Gjaku nuk eshte bere kurre UJE ,TEUTA E SHKODRES SE LASHTE ,NORA E KELMENDIT , ARGJIROJA E GJIROKASTRES , etj. nuk jane dorezu pushtusit kane preferu me rujt nderin dhe me vdeke e mos me ju dorzu te hujit. Di rast qe kane martu vajza edhe ne Serbi , fmija eshte gjaku jot e mos bej gjynahe se Zoti eshte i madh shef e i jep hakun gjithkuj. NJE APEL PER SHQIPTAREN : MOS HAJ BUKE E LOT NE SHTEPINE E SLLAVIT , KTHEHU NE TOKEN TANE DHE VIJEN NJE DITE DO SHPERBLEHESH |
|
|
|
|
|
Dërguar nga Antifa më 23-04-2012 në 09:32 |
|
ahaha sa qesharake qe jeni te gjithe komentuesit.lajm kot me kot. |
|
|
|
|
|
Dërguar nga niku, tirane më 23-04-2012 në 09:15 |
|
vertet turp,te kapen e arrestohen kto kriminela qe organizojne e drejtojne martesa te tilla antinjerzore plus dhe familjaret qe bejne tregti me jeten e femijve te tyre.kjo vajze duhet ta braktisi “burrin”,dhe shteti ta strehoje ne shqiperi,larg matufave maqedonas.kjo eshte shqiperia e sotme e demokracise perendimore? ke flen deputetet gra?mersila doda e rajmonda bulku a i lexojne keto artikuj?perse nuk e ngrene zerin ne parlament?…. |
|
|
|
|
|
Dërguar nga nje nene e brengosur, Kosove më 23-04-2012 në 09:14 |
|
Ky eshte krim.po komentoj ne cilesin e nenes)Per mendimin tim menaxheret e kesaj vpre,prinderit e vajzave duhet denuar me burg te perjetshem. Ne kete kohe qe luftohet per te drejtat e njeriut e posaqerisht te femres te ndodhin keto gjera eshte me teper se TMERR.Ju lutem nese ka mundesi te lidheni me ndonje shoqate per mbrojtjen e te drejtave te njeriut, te merrni masa sa me shpejt qe te ndalohet kjo dukuri. A ka ligj, a ka shtet qe i ndalon keto gjera. OOOO te mjeret ne ne qfar kohe po jetojme. |
|
|
|
|
|
Dërguar nga LORA, Tirane më 23-04-2012 në 09:08 |
|
Kam lexuar ne disa gazeta per kete fenomen te paraqitur si krejt normal dhe me vullnetin e lire te paleve.NUK E KAM BESUAR.Ja c’qenka! Edhe nje deshmi tjeter e neperkembjes se fatit te shqiptareve, qe i perze shteti i tyre.Ky shtet qe se pari u hoqi te drejten e arsimimit per t’i hedhur kollaj ne
per rruget e botes?????
Dhimbje dhe vetem percudnim per qytetaret shqiptare,kane gjeneruar keto 22 vjet te demoleshit traumatik. |
|
|
|
|
|
Dërguar nga Kosovari, Kaqanik më 23-04-2012 në 09:06 |
|
Kur behet fjal diqka rreth Kosoves dhe Kosovareve komentuesit na shajn e na ofendojn si te prapambetun ,turq ,koqevar e qdo gja tjeter.Ndersa kur lexoj balkanweb me jep nje pershtypje krejt tjeter dhe pyes KUSH SHET MOTRAT ME KEQ SESA NE AFGANISTAN??!!!!!. E keni ne gjak te na shani ne Kosovareve. Te ne thuhet pa ja q…. nanen dikujt nuk te thot baba , pra per ket arsye lavderoni shkaun,grekun ,makedonin e italianin ata jau bejan at punen e babes. Shnet. |
|
|
|
|
|
Dërguar nga Labi Vlore më 23-04-2012 në 08:50 |
|
Si mundet te ndodhi dicka e tille,e shoqeria Shqiptare te rri e heshtur.Per shtetin nuk po flas,se ai ka 20 vjet qe nuk ekziston ne Shqiperi.Me vjen turp qe jam Shqiptar kur degjoj gjera te tilla. |
|
|
|
|
|
Dërguar nga redi, Tirana më 23-04-2012 në 08:39 |
|
ky eshte vetem nje turp dhe krim, i cili duhet denuar. si mund te shesesh nje njeri. mos eshte kafshe? perfundimisht jemi komb i pashprese. |
|
|
|
-
-
-
Bey FrasheriGjynaf te akuzohen shkodranet per kete. Kete e bejne katoliket qe martohen me serb e maqedonas.
-
Sweeties So Sweet Ja zakonet e shqiperise se mjere:P:P:P
-
Alizee Emmanuelle TrésorGOXHA INVESTIM FAMILJA, TE TJERET I KANE SHITUR EDHE PER 2000 EURO, KESHTU QE LUMTUROHUNI SE JU PASKAN DHENE ME SHUM MAQEDONASIT JUVE
-
-
-
Erald Kaceli Ka gjet jete me te mire po he :p:p
-
-
Agim Ajdini më mir ta kishte ndru me Golf2
-
اجتمع سلماني o bey frasheri je besimtar i sinqert spo mbajke kot mbiemrin frasheri te pershendes ciao
-
Jeta Gjonaj pash e vertet esht edhe kush e ka pelqy qeta a mir poju duketa
-
Ylli PolarSka te beje katolik-maqedonas. Po ka te beje injoranca. Cdo gje eshte individuale,mos perfshini fete ketu ok?
-
Nushi DautiCa jete eshte kur shitesh sikur te jesh makina dikujt,pa te drejta te njeriut,,po kshu eshte kjo pune se ecin me zakone dhe zakonet spo len me ngrejt koken rinis.
-
Delens Ndoka bey frasheri e ban ai pilli i satam qisha fisin ne pill a je ok tash
-
Herando Abdiae po kush i do gocat me thene te drejten sa tgjejne ndonje rast per ta hequr qafe e japin gocen dhe pa deshiren e saj kto budalliqe i kemi pasur perhere ne
-
Zemer Thyeri InteristE ne shqiperi ndodhin shm,kta shesin dhe femijen per 200 euro jo me per 3500 euro qe kta dhe ter jeten japin
-
Labinot Matoshi o veq shiptari e bon kto he familen ja qifsha