Kosovari Shemsi Nuhiu, ka hedhur poshtë akuzat para të ashtuqujaturit Departament për krime të luftës të Gjykatës së Lartë të Serbisë i akuzuar nga Beogradi për pjesëmarrje në vrasjen dhe torturimin e civilëve serbë në Gjilan në vitin 1999 si anëtar i Grupit të Gjilanit të UÇK-së’,m njofton agjencia informative „Presheva Jonë“
Preshvë, 23 prill
Në fillim të gjykimit të unifikuar kundër 17 anëtarëve të të ashtuquajturit „Grupit të Gjilanit“ të UÇK-së, 12 nga të cilët janë në arrati, Nuhiu ka mohuar edhe se ka qenë anëtar i UÇK-së, duke argumentuar se për krimin në Gjilan, me të cilin është ngarkuar nga prokuroria serbe, ka mësuar nga disa gazeta dhe portale dhe ka pohuar se aktakuza nuk është e saktë, por emontuar dhe e motivuar politikisht.
Përveç tij në paraburgim gjenden edhe tre të pandehur, njëri mbrohet në liri, ndërsa të tjerët janë të paarritshëm për autoritetet gjyqësore të Serbisë dhe janë duke u gjykuar në mungesë.
Në gjykimin e së hënës, të gjithë të akuzuarit përsëriten se procesi është i motivuar politikisht kundër tyre, duke mohuar përfshirjen në krimet që i vishen UÇK-së.