Ajo e shfrytëzoi momentin për të marrë famë në “Desperate Scousewives” dhe nuk duhet të tingëllojë surprizë fakti se Layla Flaherty është e uritur për të shtuar aksionet e saj në publik.
Layla Flaherty është njëra prej aktoreve në serialin “Scousewives Desperate” një serial si “Desperate Housewives” por që bazohet në jetën në Liverpul.
Layla Flaherty, 27 vjeçarja ishte e ftuar në sfilatën e bamirësisë në Manchester bashkë me disa yje të tjerë të TV përfshirë dhe Natasha Giggs.
Por lidhur me dëshpërimin në serial, ajo tregoi sa e dëshpëruar ishte në jetën reale sidomos javën e kaluar kur hoqi të brendshmet në skenë gjatë një shfaqje të modës.Ajo në këtë sfilatë paraqiti një sërë të brendshmesh dhe rroba banje për këtë verë.
Madje në faqen e saj kishte shkruar, hajdeni më shikoni në sfilatn e bamirësisë dhe merrni modelet që unë do reklamoj.
Gjithashtu flitet që ajo nuk mund të rinovojë kontratën për një seri tjetër të “Scousewives Desperate” pasi fansat e saj kanë rënë shumë, kështu drejtuesit e Channel 4 nuk kanë nxituar për të shprehur një deklarim të tillë.