Mediat kosovare raportojnë se në disa mjedise të Kosovës ku po votojnë pakica serbe në qendrat e vendvotimeve janë vënë flamujt e Serbisë sikur në Veri të Mitrovicës apo Zubin Potok. Ndërsa, reporterët e agjencisë informative kombëtare « Presheva jonë » njoftojnë nga terreni se në disa qendra votimi në Luginën e Preshevës janë vendosur flamuj kombëtar dhe të Kosovës. Për ketë kanë dëshmuar edhe votuesit shqioptarë sot në Bujanoc për agjencinë tonë.
Bujanoc, 6 maj
Valon BEGZADI
Ekipi i agjencisë sonë sot në Bujanoc ka fotografuar një lider shqiptar i cili para flamurit kombëtare po votonte në një qendër votimi në zgjedhjet e sotme lokale në Serbi. Ne pyetëm liderin e LPD-së, se sot ka zgjedhje Shqipëria apo Serbia ?, ai na u përgjigj, duke qeshur « Po, te dyja. Kjo këtu është Kosovë Lindroe.” Ne këtu jemi shiptarë dhe është drejtë e jona të dalim me flamurin tonë kombëtar në zgjedhje, pohon në vazhdim z.Musliu,
“Pardje në Tërnoc e Breznic kemi parë automjetet policore me flamuj të Serbisë të cilët rrethuan fshtart tona shqiptare të cilët bastisën, malltretuan dhe arrestua bijtë tanë herët në orët e mëngjesit dhe tash ne shqiptarët nuk di pse ta përdorim më atë flamur.. » i ka deklaruar agjencisë informative « Presheva Jonë » z.Jonuz Muliu, kryetar i LPD-së dhe kryetar aktual i Kuvendit Komunal të Bujanocit.