Në një komunikatë të Kryesisë së Degës së PVD-së në Bujanoc, mbi zgjehdjet e 6 majit në komunën e Bujanocit, deklaron se njeh rezultatet e zgjedhjeve lokale në ektë komunë.
Bujanoc, 10 maj
Kryesia e Degës së PVD-së nëBujanoc, pas nalizës së situatës poszgjedhore zgjedhjet dhe në bazë të rezultateve të prezentuara nga Komisioni lokal zgjedhor, konsideron të suksesshëm se sivjet kishte mbi 4 mijë votues në favortë PVD-së, në krahasim me 5400 sa ka pasur në zgjedhjet e vitit 2008 dhe keshtua ajo ia ka arriitur tî siguruoj 9 ulëse në Kuvendin Komunal të kësaj komune, e cila sërish mbeti në duar të shqiptarve, pamavrësisht nga tentimet serbe t’i përqajë shqiptarët.
Kryesia e Degës së PVD-së, njëkohësisht, konsideron se rezultati i zgjedhjeve, si pjesë e procesit demokratik, deklaron se njeh rezultatet e zgjedhjeve lokale të 6 majit.
Me këtë rast, Kryesia e PVD-së në Bujanoc, duke dëshiruar ruajtjen e unitetit dhe stabilitetit në këtë komunë, shpreson në konstituimin sa më të shpejtë të organeve të reja lokale të cilat duhet të reflektojnë bashkim dhe prosperitet për komunën e Bujanocit.
Partia për Veprim Demokratik – Dega në Bujanoc, faleminderon të gjithë anëtarët e saj besnik dhe simpatizuesit esja në mbështetjen e pa rezervë dhe për një fushatë të qetë dhe dinjitoze pro evropiane, thueht ndër tjera në fund të komunikatë të Kryesisë së Degës së PVD-së në Bujanoc, të nënshkruar nga z.Shaip Kamberi.