Me këtë rast, kryetari i AKB-së, Agim Shahini, ka theksuar se janë rreth 70 kompani të regjionit të Ferizajt të cilat i janë përgjigjur “Berzës së Punësimit” në Ferizaj, që AKB-ja e organizon në partneritet të plotë me Qeverinë e Republikës së Kosovës, dhe konform nevojave të tyre kanë ofruar mbi 200 vende të reja të punës.
Kurse, zëvendësministri i Arsimit, Nehat Mustafa, ka përgëzuar AKB-në për këtë aktivitet mjaft të rëndësishëm që përveç punësimit ofron edhe mundësinë e trajnimit dhe të aftësimit profesional të punëkërkuesve, kurse institucionet shtetërore përkushtimin ndaj aftësimit profesional më së miri e dëshmuan me inaugurimin e Qendrës së Aftësimeve Profesionale po në Ferizaj, ka thënë Mustafa. (k.p)