Policia afgane thotë se së paku 20 vetë janë vrarë dhe 22 të tjerë janë plagosur nga një sulm vetëvrasës me bombë në provincën jugore të Kandaharit.
Sulmi i sotëm ndodhi në një treg me shumë njerëz afër bazës ajrore të NATO-s.
Kjo hapësirë shfrytëzohet edhe si vend për parkimin e kamionëve, që e furnizojnë këtë bazë të NATO-s.
Shefi i policisë lokale, Abdul Razik, tha se të gjithë të vrarët ishin civilë.