Nuk ka falje për tradhëtarët, sidomos nëse tradhëtia bëhet në publik. 8 nga 10 gra nuk janë të gatshme të kuptojnë partnerin e tyre i cili është i përfshirë në pabesi.

Gjithë ata partnerë që janë në prag të fillimit të një aventure, bëjnë mirë të frenohen sepse 2 nga 10 gra janë të sigurta se i zbulojnë ata që në momentin e patë.

Ky studim është zhvilluar në sajtin www.Incontri-ExtraConiugali.com, sipas të cilit 78% e grave nuk do ta falnin kurrë një tradhti nëse kjo bëhet publike.

Në vijim të studimit siç informon noa.al, 18% e të anketuarve thanë se mund ta përcaktojnë me saktësi ditën kur partneri i ka tradhtuar.

Si? Duke lexuar gjuhën e trupit të tij 67% e femrave, 22% e tyre sepse partneri u kushton një vëmendje të tepruar dhe 11% nga dhuratat e papritura.

Burri ndërkohë duket se i ka sensorët më pak të mprehtë dhe kupton më rrallë tradhëtitë jashtë martesore të partneres së tij.

Por në rast se arrin ta zbulojnë papritur, 92% e meshkujve as nuk e diskuton mundësinë e faljes, madje e mbyll në moment lidhjen.

SHPËRNDAJE