Mihail Mlladenovski ish sekretar i përgjithshëm i të rinjëve të LSDM-së mbrëmë rreth mesnate është rrahur nga një person me inicialet N.XH ose ndryshe i njohur si Komandat Koki. Siç informojnë nga MPB i ashtuquajturi Komandant Koki prej Mladenovskit ka kërkuar ti jap informata se kush e financon atë dhe bashkëpunëtorët e tij si dhe kush e urdhëron të kërkojë ndryshime dhe reforma në LSDM? Komandant Koki nga ish sekretari i përgjithshëm i të rinjëve të LSDM-së Mlladenovski gjithashtu ka kërkuar që në të ardhmen ai dhe bashkëpunëtorët ta informojnë atë për çdo aktivitet të tyre ose në të kundërtën u rrezikohet jeta. Pas largimit nga vendi i ngjarjes Mlladenovski rastin e ka paraqitur në polici dhe gjatë ditës së njejtë është arrestuar personi me inicialet N.Xh gjegjësisht i ashtuquajturi Komandat Koki. Policia informoi se gjatë prangosjes së tij, në veturën e tij të tipit AUDI është sekuestruar një shkop bejsbolli me të cilin supozohet se i arrestuari i është kërcënuar të dëmtuarit.