Lidhur me suspendimin financimit të kontributeve sociale invalidore të qytetarëve kosovarë në Zvicër nga 1 prilli i vitit 2010, autoritetet e Bernës agjencisë informative « Presheva Jonë » i kanë deklaruar se për ndryshimin e kësaj gjendje, ne i kemi përcjellur rekomandimet tona qverisë kosovare dhe tash topi është në anën e Kosovës, për cka qeveria helvetike pret përjgigjie nga Prishtina zyrtare.
Prishtinë, 19 qershor
Lidhur me pensionet e kosovarëv në Zvicër, Nenad Rasic Ministër i Punës dhe Mirëqënies Sociale të Republikës së Kosovës në inetrvistën ekskluzive për agjencinë informative « Presheva Jonë » e thotë të kundërtën se « topi eshtë në anën e Zvicrës » duke sqaruar se « kjo nuk është ndërperje, por është ky vetëm një ndryshim se si mund të tërihen mjetet, paratë e beneficuesve të këtyre pensioneve apo asistencës sociale për invalidët apo të tjerët.
Për shembull, një person, një pensionist apo invalid i cili me vite të tëra ka punuar në Zvicër dhe tash ka vendosur ta lëshoj vendin për t’u kthyer në Kosovë, ai ka të drejtë plotësisht, para se të vijë në vendlindje, t’i tërheq gjitha mjetet që i takojnë , që ju janë grumbulluar nga Zvicra. Dhe tash nuk ekziston më ajo metodë, sikur para një prillit që Zvicra, nga Berna t’i paguaj pensionet e qytetarëve tanë që janë kthyer në vendlindje dhe që jetojnë tash në Kosovë.
Se a u janë përgjigjur autoriteteve të Bernës në sygjerimet e tyre ku kerkohet përmisimi i situatës në sistemin social, atë mbi pensionistët dhe ivanlidët ministri kosovar në vazhdim përgjigjet se « nga një prilli i vitit 2010 ka ndryshur vetëm mënyra, teknika e tërheqjes së këtyre mjeteve. Për këtë ndryshim ne ishim të paralajmëruar nga Berna në shkurt të vitit 2010, dmth 2-3 muaj pasi të merrej vendimi nga qeveria zvicerane, ku ne menjëherë kemi reaguar përmes ambasadës sonë në Bernë, pastaj tek autoritetet kompetente të qeverisë helevetike.
Dhe në shtatorin e vitit 2010 kemi dorëzuar dokumentin propozues për vazhdimin e marrëveshjes apo për kalimin drejtpërdrejtë në marrëveshjes dhe me këto detyra, obligime të realizuar nga ana jonë, tashmë topi nuk është në anën tonë. Topi, mund të themi se tash është në anën e Zvicrës, prej nga Prishtina pret përgjigjie..Por deri më tani ende s’kemi pasur përgjigje nga Berna në këtë drejtim. Dhe para dy dite, qeveria jonë ka vendosur që sërish të mblidhet dhe kemi bërë një studim dhe analizë të re mbi dokumentet e dërguara më parë Bernës lidhur me zgjidhjen e problemit të pensionistëve dhe invalidëve kosovar në Zvicër me qëllim të përshpejtimit të procedurës për aplikimin e funksionalizimit të marrëveshjes mes Prishtinës dhe Bernës..»