Një operacion antidrogë i ndërmarrë nga policia portuale e Durrësit gjatë mesnatës ka bërë të mundur sekuestrimin e 102 kg kanabis sativa si dhe arrestimin e poseduesit të drogës.
Burime nga policia e qytetit bregdetar bëjnë me dije se droga është kapur në një kamion me targa AA 913 DI i cili do të hipte në një target drejt Italisë.
Sipas policisë lënda narkotike e fshehur në kamion ishte ndarë në 99 pako ndërsa policia ka arrestuar edhe shoferin e kamisionit, një 45-vjeçar nga Tirana.
Ndërkohë policia po vijon hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në trafikun e drogës.