Portiei i Spanjës, Iker Casillas është një nga portierët më të mirë në botë por është treguar modest karshi rivalit, Gigi Buffon. “Admiroj dhe kam respekt maksimal për Buffon që është një portier i jashtëzakonshëm dhe pavarësisht se është 34 vjeç mbetet më i miri. Për portierët më të rinj, Buffon është një pikë referuese për ta, na ka udhëhequr neve që donim të bëheshim si ai. Me të kemi një raport të mirë dhe në çdo rast që përballemi është një kënaqësi. Edhe pse nuk është favorite, Italia nuk duhet nënvlerësuar në finale të ‘Euro 2012’”, ka thënë ai.

SHPËRNDAJE