Kryetari BIK myftiu Ternava priti perfaqesuesit e BI te Lugines se Presheves
Kryetari BIK Myftiut të Kosovës – Mr. Naim ef. Tërnava ka mabjtur sot një takim me përfaqësuesit e Bashkësisë Islame të Luginës së Preshevës, njofton agjencia informative kombetare “Presheva Jone”
Prishtine, 14 korrik
Në këtë takim, të gjithë njëzëri u pajtuan dhe u dakorduan që të themelohet Bashkësia Islame nën emërtimin: “Bashkësia Islame e Luginës së Preshevës” (BILP).
Në këtë takim po ashtu u vendos njëzëri shuarja dhe c’regjistrimi i Bashkësisë Islame për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc (BIPMB) dhe regjistrimi i Bashkësisë së re Islame (BILP)
Me këtë rast nga përfaqësuesit e pranishëm u formua Grupi punues për themelimin e kësaj Bashkësie islame, i cili do të ndërmarrë hapat konkretë për ta jetësuar sa më shpejtë këtë nismë.
Grupi punues është në këtë përbërje:
1. Dr. Adnan Ahmeti
2. Reshat Musliu
3. Ragmi Destani
4.Sevder Bajrami
5. Fikret Limani