Nefail MALIQI, UN-Gjeneve
UN Secretary-general of the supported Kosovo’s independence)
Më 26 mars 2008, në web faqen zyrtare të OKB-së, me njoftimin e titulluar me shkronja të mëdha « SEKRETARI I PËRGJITHSHËM I OKB-SË MBËSHTET PAVARËSINË E KOSOVËS » (UN Secretary-general of the supported Kosovo’s independence) ndër të tjera thuhet: “Ban Ki-Moon sot ka mbështetur në KS të OKB-së raportin mbi të ardhmen e Kosovës, si dhe planin e përpiluar nga i dërguari special, Martti Ahtisaari, i cili rekomandon pamvarësi për Kosovën.”
Gjenevë/UNO, 23 korrik
„Në OKB, Kosovës i referohen si Republikë“ lajm ky boll i mirë, sikur t’mos ishte cituar apo përmendur edhe më herët në fjalimet apo dokumentet zyrtare të OKB-së si në Gjenevë ashtu edhe në New York. Pra, lajmi në fjalë nuk është dicka e re në mediat tona e as në opinonin ndërkombëtar. Në fakt, para kësaj, jo vetëm Republika e Kosovës, por edhe pamvarësia e Kosovës është përmendur e shkruar oficielë në dukementet zyrtare të OKB-së edhe ate para tri vitesh, pikërisht në mars 2008.
Pra, më 26 mars 2008, dmth. një muaj pas shpalljes së pamvarësisë së Kosovës, në web faqen zyrtare të OKB-së, me njoftimin e titulluar me shkronja të mëdha « SEKRETARI I PËRGJITHSHËM I OKB-SË MBËSHTET PAVARËSINË E KOSOVËS » (UN Secretary-general of the supported Kosovo’s independence) ndër të tjera thuhet: “Ban Ki-Moon sot ka mbështetur në Këshillin e Sigurimit rret raportit mbi të ardhmen e Kosovës, si dhe planin e përpiluar nga i dërguari special, Marti Ahtisari, i cili rekomandon pavarësi për Kosovën.”
![bankimoon](http://www.preshevajone.com/wp-content/uploads/2012/01/bankimoon-287x300.jpg)
Lidhur me ketë drejtuesi i agjencisë informative kombëtare « Presheva Jonë » ka pasur edhe një koment në gazetën shqiptare SHQIP (http://www.gazeta-shqip.com/rajon/915b2bbb7c07bb9c51e73aff07b517a3.html) ku aty shpjegohen gjitha, se si shefi i OKB-së jo vetëm se kishte përmendur, por edhe kishte mbështetur Republikën e Kosovës të cilat qëndrime ishin prezentuar edhe ne web faqen e OKB –së më 26 mars 2008 me shkronja të mëdha: SEKRETARI I PËRGJITHSHËM I OKB-SË MBËSHTET PAVARËSINË E KOSOVËS ! (UN Secretary-general of the supported Kosovo’s independence)
Por, siq kishte raportuar ditë më parë edhe gazeta prestigjioze amerikane “Times”, duke shprehur drojën e diplomatëve ndërkombëtarë për manipulime të palës ruse me stafin e lartë të OKB-së, kishte dalë publikisht. “Moska zyrtare përpiqet ta shantazhojë Ban Ki-Moon”, ka shkruar ajo.. Edhe burimet tona diplomatike në Kombet e Bashkuara në Gjenevë e Nju Jork flasin për faktin se diplomatët rusë ishin përpjekur ta bindnin Ban Ki-Moon rreth perspektivës së Kosovës. Se kush do të manipulohet dhe shantazhohet, do të merret vesh pas përfundimit të vizitës në Prishtinë e Beograd të zëvendësit të tij.