Kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa dhe kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi dërgojnë një shkresë për propozim- ndryshimet e konkursit të shpallur për pranimin e studentëve nga Lugina e Preshevës në vitin akademik 2012 / 2013.
I nderuari ministër i arsimit: prof. dr. Ramë Buja,
Ju lutemi që të merrni parasysh propozim-ndryshimet e konkursit të shpallur për pranimin e studentëve nga Lugina e Preshevës në vitin akademik 2012 / 2013. Propozimet e reja janë të paraqitura me shkronja ngj
yrë të kaltër. Me këtë propozim-ndryshim numri i studentëve nga Presheva do të rritej edhe për 21 gjersa nga Bujanoci për 16, marr parasysh të gjith
a fakultetet e UP-së. Këto propozime vijnë nga kërkesat e studentëve të rinj dhe të mbështetura nga dy pushtetet lokale pikërisht dy kryetarët e Komunave, Ragmi MUSTAFA, Preshevë dhe Nagip ARIFI, Bujanoc.