“E di që kjo ju dhemb. Ndoshta për shumë prej jush kjo është humbja më e keqe në karrierë. Ata janë të lumtur tani dhe duket sikur kanë fituar titullin, por në fakt kanë fituar vetëm një ndeshje. Ky është vetëm fillimi. Ka ende rrugë deri te titulli kampion”, ishin fjalët që Murinjo u ka thënë lojtarëve të dëshpëruar në dhomat e zhveshjeve.
“Nesër keni ditën pushim, por nuk duhet të qëndroni në shtëpi. Dilni jashtë me familjet apo me shokët, bëni xhiro në qytet. Duhet që njerëzit të shohin që mund ta kaloni këtë disfatë. Ndoshta njerëzit flasin për rëndësinë e kësaj disfate, por mos u fshihni, duhet të tregoni burrëri. Pas kësaj humbje, duhet të luftojmë për titull”, kanë qenë fjalët e Murinjos pas asaj ndeshje.
Sipas Dudek, kanë qenë pikërisht këto fjalë të Murinjos që kanë qetësuar skuadrën e cila luftoi për titullin në Spanjë deri në javët e fundit, ndërsa arriti t’i rrëmbente Barçës së pandalshme Kupën e Spanjës. F.H