Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Galip Beqiri, ka pritur sot ne nje vizitë kreun e shoqatës “Vatra” me te ciolet u bisedua mbi situaten aktuale ne Luginenne preshves. nga ky takim mes keryetarit te KKSH-se y.Beqiri dhe kryetarit te “VaRra” z.Kadriu u tha se Lugina e Preshves domsodo duhet perfhsihet ne dialogun mes Prishtines dhe Bopegradit, me qellim te stabiliteti ne rajon, njofton agjencia informative kombetare “Presheva Jone”
Metali KRASNIQI
Bujanoc, 21 gusht
“Qëllimi i kësaj vizite është që ta përgëzojmë Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar me rastin e vendosjes në objektin e ri, me ç’rast uruam që punët të ecin sa më mirë që është e mundur për zgjidhjen e shumë problemeve me të cilat ballafaqohen shqiptarët e Luginës së Preshevës..”, ka dekalrua ne fund pas takimit kryetari i shoqatës “Vatra” z. Sejdi Kadriu, njofton agjencia informative kombetare “Presheva Jone”
Ndërkaq, gjatë kësaj vizite u bisedua edhe për situatën aktuale në Luginën e Preshevës dhe më gjerë, me theks të veçantë për bisedimet Prishtinë – Beograd. Të dy kryetarët ishin të mendimit që edhe Lugina e Preshevës duhet të jetë pjesë e këtyre bisedimeve.
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Galip Beqiri, falënderoi për vizitën dhe kërkoi nga përfaqësuesit e shoqatës “Vatra” që edhe më tutje të vazhdojë ky bashkëpunim.