Kryetari i Komunës së Bujanocit Mr.Nagip Arifin.sot në kabinetin e tij ka pritur këshilltarin politik të ambasadës amerikane në Beograd z.Paul Jukiç, Situata aktuale poltike dhe ajo ekonomike si dhe funksionimi i pushtetit lokal pas dy muajsh në pushtet ishte në epiqendër të diskutimeve mes Jukiç-Arifi..
Bujanoc, 21 gusht
Në kete takim pune me kryetarin e komunës së Bujanocit Mr. Nagip Arifi ka njoftuar zyrtarin e ambasadës amerikane. Në takim poashtu është biseduar edhe për projektet e USAID-it vitet e fundit në komunën e Bujanocit. Me këtë rast këshilltari politik i SHBA-ve i ka ofruar mbështetje mbi zhvillimin e komunës së Bujanocit në të gjitha sferat. Se a është bërë fjalë për bisedimet dhe përfshirjen eventuale të Luginës së Preshevës në bisedimet e Prishtinës dhe Beogradit kryetari i komunës së Bujanocit z.Arifi ka i ka deklaruar agjencisë informative “Presheva Jonë” “se kësaj radhe nuk është biseduar me përfaqësuesit amerikan rrethë negociatave mës Prishtinës dhe Begradit, por, një gjë dihet se SHBA-të pavarësisht nga ndërrimi i pushteteve vazhdimisht kanë përkrahur avancimin e proceseve politike dhe zhvillimin e komunës në Bujanoc si në infrastrukturë ashtu edhe përmes kontributeve tjera financiare për aktivitete të larmishme në shozerine e mjedist tone, per cka ne jemi mirenjohes..” M.K.