“Popullata e Sanxhakut kurrë nuk e kan mohuar përkatësinë kombëtare të prijësit më të shquar të tyre Aqif Blytës , i cili veproi për këtë popull që nga formimi i Xhemijetit e deri në përfundim të Luftës së Dytë Botrore , por ka ardh edhe momenti që ata tua bëjnë me dije shtetit serb se shumica e popullsisë së Sanxhakut janë me prejardhje shqiptare dhe këtë të vërtetë nuk e mohojn..” ka thene historiani Dr . Rexhep Shkrijel, raproton agjencia informative “Presheva Jone”
ka thnene vNovi Pazar, 25 gusht
Sanxhaklinjët krenohen me të kaluarën, ata po i nderojnë figurat e shquara duke mbrojtë dhe ndriquar veprat e tyre.
Ngjarjet e kohëve të fundit i ka detyru të thonë publikisht atë që opinion kosovarë e shqiptarë e ka pritë kaherë. Popullata e Sanxhakut kurrë nuk e kan mohuar përkatësinë kombëtare të prijësit më të shquar të tyre Aqif Blytës , i cili veproi për këtë popull që nga formimi i Xhemijetit e deri në përfundim të Luftës së Dytë Botrore , por ka ardh edhe momenti që ata tua bëjnë me dije shtetit serb se shumica e popullsisë së Sanxhakut janë me prejardhje shqiptare dhe këtë të vërtetë nuk e mohojnë.
Boshnjakët dëshirojnë t’i nderojnë përsonalitetet kombëtare, por nuk dëshirojmë që t’i shfrytëzojmë kundër bashkëqytetarëve dhe shtetit tonë tha sot në press konferencën e BNV (Këshllit Kombëtar Boshnjak) historiani Dr . Rexhep Shkrijel .
“Boshnjakët në Sanxhak janë krenarë për origjinën e tyre shqiptare,” tha ai, duke shtuar se populli boshnjakë këtë nuk e fshehë dhe me krenari e potencojmë se ” pjesë e asaj komponente të cilën e posedon edhe Acif Effendiu” .
Ai përsëriti se Aqif Efendi Blyta është “lider i padiskutueshëm i Boshnjakiëve” dhe se si musliman ai nuk ka mund të marrë medaljen naziste , Kryqin e Hekurt, tha për agjensinë Tanjug dhe transmetojnë mediat në Sanxhak dhe Serbi.
/Ismet Azizi/