Borislav Peleviq pas largimit nga SNS, ka thënë se “askush prej nesh nuk kërkon njohjen formale, as nuk është e nevojshme, por ata duan zbatimin e marrëveshjes, me të cilën Serbia praktikisht njeh kufijtë, doganat, juridiksioni i Gjykatës Supreme të Kosovës, tabelat e regjistrimit të veturave , pa fusnotë në takimet ndërkombëtare …”, transmeton agjencia informative “Presheva Jonë”
Beograd, 28 gusht
Vendimi për implementimin e të gjitha marrëveshjeve në mes të Beogradit dhe Prishtinës, të cilin ashpër e kemi kritiku, si dhe zgjidhjet kadrovike në qeveri, janë arsyet e largimit nga SNS, jam një themelues I të cilës jam unë, tha Borislav Peleviq.
Ky anëtar i gjertanishëm i Kryesisë së SNS (Partia Përparimtare e Serbe) shtoi se në Kuvendi do të vazhdojë të veprojë si deputet i pavarur.
“Ne kemi kritikuar ashpër marrëveshjen mes Beogradit dhe Prishtinës, kemi thënë se ne nuk e dimë se çfarë është shkruar në to. Kur jemi njoftuar , kemi vendosur, me sa duket do t’i pranojmë ato. Kjo do të thotë se de fakcto do ta njohim pavarësinë e Kosovës, tha Peleviq për të përditshmën beogradase “Politika”.
“Askush prej nesh nuk kërkon njohjen formale, as nuk është e nevojshme, por ata duan zbatimin e marrëveshjes, me të cilën Serbia praktikisht njeh kufijtë, doganat, juridiksioni i Gjykatës Supreme të Kosovës, tabelat e regjistrimit të veturave , pa fusnotë në takimet ndërkombëtare …”, ka thënë Peleviq.
Sipas tij, partia e lëshon për shkak se kanë zënë vend në qeveri Dinkiq, i cili është akuzuar për kolapsin e ekonomisë së Serbisë dhe kryetar i Partisë së Veprimit Demokratik (SDA) të Sanxhakut Sulejman Ugljanin.
Ai shtoi se nuk mund të tolerojë që vijnë në SNS ish radikali Aleksandar Martinoviq ish i cili është akuzuar për krime të rënda.
Peleviq ka thënë se ka edhe rreth dhjetë të tjerë të pakënaqur dhe se nuk është larg nga vendimi për të riaktivizuar Partinë e Unitetit Serb, dikur të kryesuar nga Arkani transmeton Tanjug.
/Ismet Azizi/