Në takimin mes Kryetarit të Komunës së Bujanocit Nagip Arifi dhe përfaqësuesëve të State Departamenti Amerikan u bisedua për zhvillim ekonomik në Luginë të Preshevës e në veçanti në komunën e Bujanocit, njofton agjencia informative “Presheva Jonë”.
Preshevë,14 shtator
Një delegacion i lartë i Departamentit të Amerikan Shtetit,ka vizituar sot komunën e Bujanocit me ç’rast ka takuar udhëheqësit e pushtetit lokal në këtë komunë,burimet tona në këtë komunë njoftojnë se, në takimin e këtij delegacioni amerikan,ka takuar kryetarin e komunës së Bujanocit Nagip Arifin,ku kanë diskutuar për gjendjen në të gjitha sferat jetësore të këtë komunë. Burimet njoftojnë se një delegacion i DASH-it, i përbërë nga Jerry Bisson, drejtor i zyrës për zhvillim ekonomik për rajonin e Europës dhe Euro Azisë , dhe Susan Kutur, drejtoreshë e zyrës për zhvillim ekonomik të misionit të USAID-it në Serbi kanë vizituar sot Kryetarin e Komunës së Bujanocit Mr. Nagip Arifi.
Në takimin mes Kryetarit të Komunës së Bujanocit Nagip Arifi dhe përfaqësuesëve të State Departamenti Amerikan u bisedua për zhvillim ekonomik në Luginë të Preshevës e në veçanti në komunën e Bujanocit.
Dy zyrtarët e lartë të shtetit amerikan garantuan kryetarin Arifi për realizimin e shumë projekteve në drejtim të zhvillimit ekonomik në Komunën e Bujanocit.a.i.