Partia Demokratike Shqiptare në Preshevë dënon dhe kundërshton ashpër vendimin e gjykatës serbe ndaj 11 shqiptarëve të Luginës së Preshevës të dënuar nga gjykata e lartë me 116 vite burg, njofton agjencia informative “Presheva jonë” duke ju referuar një komunikatenga kabineti i kyretrait të PDSH-së dhe të omunës së Preshvës ragmi Mustafa.
Preshevë, 20 shtator
Ky është një akt i radhës i qeverisë së Beogradit, në kuadër të terrorit sistematik që ajo ka ushtruar dhe vazhdon ta ushtrojë kundër shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
PDSH vlerson se ky gjykim është fund e krye një gjykim politik i cili është zhvilluar ndaj qytetarëve të pafajshëm shqiptarë i cili ka për qëllim friksimin e shqiptarëve dhe realizimin e spastrimit etnik , i cili në mënyra të ndryshme është duke u zhvilluar me decenije në këto treva.
Partia Demokratike Shqiptare e ndan shqetësimin me familjarët e të dënuarve dhe qytetarët shqiptarë të Luginës së Preshevës dhe njëherit i inkurajon të njejtit që të gjejnë forcë për tejkalimin e kësaj gjendjeje.
PDSH do të angazhohet me tërë potencialin e saj duke i përdorë të gjithë mekanizmat politik me qëllim që këta qytetarë të pafajshëm shqiptarë të lirohen sa më shpejtë.
PDSH kërkon nga faktori politik shqiptarë i Luginës së Preshevës që ti unifikoj qëndrimet rreth këtyre veprimeve të papranueshme të qeverisë serbe që po zhvillon ndaj qytetarëve të pa mbrojtur shqiptarë të Luginës së Preshevës.
Partia Demokratike Shqiptare kërkon nga të gjithë faktorët relevant kombëtarë dhe ndërkombëtarë që të miren masa për ndërprerjen e menjëhershme të këtyre veprimeve të pa pranueshme për botën demokratike.a.i.