![largea_apple1348468962](http://www.preshevajone.com/wp-content/uploads/2012/09/largea_apple1348468962-300x168.jpg)
Rreth 5 mijë policë thuhet se janë dërguar në fabrikën Foxconn në qytetin verior kinez të Taijuanit.
Raportohet se janë dashur katër orë për vënien nën kontroll të situatës, derisa 40 persona thuhet se janë hospitalizuar.
Shkaku i incidentit nuk është i njohur, por disa raporte thonë se ai u shkaktua kur një roje sigurie e goditi një punonjës.
Fabrika ka 79 mijë punëtorë. Nuk është qartësuar nëse versioni i ri iPhone 5, prodhohet në fabrikën në Taijuan.
Foxconn gjithashtu prodhon produkte për Microsoft dhe Hewlett-Packard.