![largea_protesta1348661361](http://www.preshevajone.com/wp-content/uploads/2012/09/largea_protesta1348661361-300x168.jpg)
Tajip Erdogan ka urdhëruar zyrtarët që të gjejnë mënyra për të parandaluar
qasjen në videon “Pafajësia e Myslimanëve”, e cila ka shkaktuar përhapjen e protestave.
Ministria për Komunikime e Turqisë tha të martën se ka kërkuar nga Google Inc dhe YouTube që ta heqin videon. Dhjetëra njerëz, përfshirë ambasadorin e SHBA-së në Libi, janë vrarë në dhunën e shkaktuar në protestat kundër filmit.
Erdogani ka kritikuar vendet perëndimore që nuk kanë ndërmarrë hapa për të
parandaluar fyerjet ndaj vlerave islamike, por gjithashtu ka kritikuar
protestat e dhunshme kundër të filmit.