Sot ka nisur viti i ri akademik 2012/13 në Republikën e Shqipërisë për mbi 120 mijë studentë, përfshirë dhe ata që studiojnë në shkolla private, kurse Kosova me rreth 40 mijë studentë, me 23 mijë studentë tjerë në universitet private dhe me rreth 17 mijë studentë. të rijnë. kësaj armate të studentëve në Universitete e Kosovës dhe Shqipërisë ju janë bashkangjiutur edhe mbi 2000 studentë nga Lugina e Preshevës, me rreth 500 studentë të rinjë, njofton agjencia informative kombëtare “Presheva Jonë”
Preshvë, Prishtinë, Tiranë, 1 tetor
Kosova sivjet ka pranuar vetëm 230 , Shqipëria po ashtu vetëm 18 studentë nga Lugina, kurse qindra studentë tjerë në mungesë të një Universiteti në vendlindje, janë të detruar te studiojnë jashtë, të shkepen nëpër botë…
Sot ka nisur viti i ri akademik 2012/13 në Republikën e Shqipërisë për mbi 120 mijë studentë, përfshirë këtu edhe ata që studiojnë në shkolla private. Me rastin e kësaj dite ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj uroi një ditë më parë të gjithë studentët, por edhe profesoratin e drejtuesit e universiteteve, për një fillim të mbarë të vitit të ri akademik 2012-2013.
Në të gjitha institucionet publike në Kosovë sot do të fillojë viti i ri akademik 2012/13. Për këtë vit akademik studimet do t`i ndjekin rreth 40 mijë studentë,si dhe me 23 mijë studentë në universitet private, ndërsa për herë të parë më indeksa do të pajisen rreth 17 mijë student të rijnë. Në giitha Universitetet e Kosovës sot ka filluar vitin e ri universitar me një menaxhment të ri, të zgjedhur gjatë kësaj vere. Më rastin fillimit të rijnë akademik, Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi në emër të Qeverisë së Kosovës, ka uruar të gjithë studentet dhe profesorët universitar për një vit të mbarë, punë efikase, arritje shkencore dhe suksese të shumta.
Studentët e Luginës së Preshevës në mungesë të Universitetit të vet, janë të detyruar të marrin dynjanë n’sy, të studiojnë në universitet tjera botërore… gjithsejt 2070 studentë
Edhe ky vit nis me probleme të shumta në Universitetin e Prishtinës, me protesta dhe kacafytje mes studnetëve dhe policisë para rektoratit të UP-së..ku priten sfida si për studentët, stafin akademik, ashtu edhe për menaxhmentin e ri, i cili ka marrur detyrën sot më 1 tetor. Do theksuar se mbi 3 mijë studentë janë pranuar për strehim dhe banim në Qendrën e Studentëve (QS). Interesimi për t’u akomoduar në këtë qendër ka qenë 50 për qind më i lartë sesa vendet e ofruar për vendosje në konviktet e kësaj qendre.
Kurse në Maqedoni këtë vit akademik ne universiet shqipare nis me hymn kombëtar. Për herë të parë në FYROM sivjet nisin studimet 17.000 studentë në më shumë se 40 programe studimore.
Edhe studentët e Luginës së Preshevës ju ka bashkangjitur sot armatës së studentëve në insitucionet e larta akademike në Kosovë e Shqipëri, por edhe në fakultetet vendore hstetërore apo priovate si në Bujanoc, Preshevë apo më larg Suboticë. Siq ka njoftura agjencia informaitive „Presheva jonë“ për vitin akademik 2012/13 Tirana dhe Prishtina ka kishte rezervuar 412 vende për studentët nga Lugina e Preshevës, ku 182 studentë nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja janë regjistruar në Shqipëri. Kurse 230 studentë tjerë në Universitete e Republikës së Kosovës.
Vlen të theksohet se fezultat i pranimit dhe regjistrimit të stduentëve shqiptare nga Lugina epreshvës në Universitet e Kosovës dhe Prishtinës është meritë pos e ministrive të arsimit nga Prishtina dheTirana por falë edhe interesimit angazhimit të subjkteve politike, autoriteteve lokale të Komunës së Preshevës dhe asaj të Bujanocit . Bashkë me numri e ri të studentëve nga Lugina e Preshevës në Universitet e Kosovës dhe Shqipërisë (420) që i bashkohet numrit të përgjithshme të studentëve tjerë nga L ugina në universitet e këtyre dy shteteve (mbi 1500 studentë) një numër i konsiderueshëm i studentëve nga Presheva, Bujanoca dhe Medvegja prej mëse 500 sish, sot ndjekin studimet akademike jashta vendit, në universitet tjera botërore.
Në mungesë të një Universiteti në vendlindje, janë të detruar te studiojnë jashtë, të shkepen nëpër botë..në universitet e vendeve perendimore të cilët janë mirëpritur sikur në universitetet e Zvicrës (mbi 100 sish) në Gjenevë, Fribrug, Lausanne dhe Cyrih, pastaj në atë të New York, Wienë, Stamboll, Paris, Bruksel, Zagreb, Sarajevë, Suboticë..gjithsejt 2070 studentë nga Lugina e Preshevës bashkë me ata në Kosovë e Shqipëri, raporton “Presheva Jonë”