Të Nderuar Protestues
Sot jemi mbledhur, për të protestuar edhe njëherë kundër dhunës së ushtruar sistematike të Serbisë ndaj shqiptarëve të Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës.
Serbia nuk po respekton në vazhdimësi amnistinë e pjesëtarëve të UÇPMB-së e që ne vazhdimësi po arrestohen ne vazhdimësi
Serbia po na mohon të drejtën për t’i përkujtuar publikisht dëshmorët e UÇPMB-së, Ajo largoj Lapidarin në qendrën e dëshmorëve në Preshevë;
Po ne i përkujtojmë ata se janë në zemrat tona, janë vizioni jonë për liri.
Serbia, po bastisë ditë e për ditë me përdorim të dhunës së forcave speciale të Xhandarmërisë
Po ne nuk dorëzohemi, ashtu siç nuk u dorëzuan paraardhësit tanë.
Serbia sot po cenon integritetin dhe dinjitetin e shqiptarëve me ndërtimin e Memorialit të Xhandarmërisë serbe në Lluçan.
Po ajo do ta largojë atë, sepse duhet larguar.
Kreret i shtetit serbë Daçiç dhe Nikolliq kërcënojnë publikisht shqiptarët e Luginës së Preshevës.
Po Ne i themi JO.
Jo Diskriminimit
Jo Militarizimit
Jo Spastrimit Etnik të Shqiptarëve nga trojet e veta.
Protestues
Sot kundërshtojmë bashkërisht Memorialin e Xhandarmërisë serbe në Lluçan. Simboli më denigrues për ne, simboli me poshtërues për ne.
Ne jemi shqiptar, ne jemi mysliman
Ne nuk jemi as fundamentalist e as terrorist.
Ne duam dialog e jo provokim. Ne duam Reciprocitet me serbët e Kosovës e jo poshtërim.
Bashkërisht kërkojmë drejtat tona.
Kërkojmë nga Serbia respektimin e Marrëveshjes së Konçulit. Respektimin e konventave ndërkombëtare.
Kërkojmë realizimin e Planit të vitit 2001, integrimin në jetën publike dhe zhvillimin e premtuar ekonomik.
Edhe njëherë kërkojmë Heqjen e Memorialit të Xhandarmërisë serbe në Lluçan.
Protestues të nderuar.
Kuvendi i Këshllitarve Shqiptar në deklaratën e 12 janarit të këtij viti kas rikonfirmua parimet e platformës të vitit 2006.
Ka konsideruar si provokim të rëndë ngritjen e memorialit të xhandarmërisë serbe në Lluçan për pjesëtarët e dyshuar për krime lufte ndaj popullatës shqiptare dhe ka kërkuar largimin e tij.
Kuvendi i Këshilltarëve Shqiptar ka ftuar qeverinë e Kosovës dhe të Serbisë ta zgjidhin çështjen e Luginës së Preshevës sipas parimit të reciprocitetit në bisedimet që po zhvillohen në Bruksel.
Kuvendi i Këshilltarëve Shqiptar ka ftuar spektrin politik shqiptarë të Luginës së Preshevës që konform situatës së krijuar politike dhe të sigurisë, që të marrin masa në rishqyrtimin e bashkëpunimit me organet shtetërore, sidomos në ndërmarrjen e masave për unifikimin e veprimeve politike, në funksionimin e institucioneve në të gjitha nivelet.
Ndërkaq aksionet tona të përbashkëta do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme inicimin e peticionit për largimin e memorialit të xhandarmërisë serbe nga Lluçani.