Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim ambasadorin e Republikës së Hungarisë në vendin tonë, Lorant Balla.
Ambasadori hungarez i përcolli presidentes urimet e presidentit të Hungarisë, Pal Schmitt, për zgjedhjen në krye të vendit dhe i shprehu përkushtimin e shtetit të tij për të përkrahur Kosovën në agjendën e integrimeve evropiane. Ambasadori Balla i dorëzoi presidentes Jahjaga ftesën e presidentit të Hungarisë për vizitë zyrtare. Presidentja Jahjaga tha se vizita në Republikën e Hungarisë do të realizohet gjatë kohës së presidencës së radhës të BE së nga ana e Hungarisë, e cila e kryen mandatin më 30 qershor.
Presidentja e falënderoi ambasadorin për mbështetjen që Hungaria i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë Kosovës në agjendën e saj evropiane. Ajo u angazhua për hapjen e dialogut për liberalizimin të vizave për qytetarët e Kosovës dhe tha se vendosja e marrëdhënies kontraktuale me BE në i ndihmon reformat e brendshme si dhe hap perspektivën evropiane për Kosovën.