Delegacioni i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale i Republikës së Kosovës, i udhëhequr nga Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, z. Nenad Rashiç, po merr pjesë në punimet e sesionit të 100-të të Konferencës Ndërkombëtare të Punës (ILO) që është duke i zhvilluar punimet e veta në Gjenevë të Zvicrës, njofton nga Pallati i OKB-së agjencia informative “Presheva Jonë”.
Gjenevë/OKB, 15 qershor / AIK-Presheva Jonë
Delegacioni i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale i Republikës së Kosovës, i udhëhequr nga ministri Nenad Rashiç, po merr pjesë në punimet e sesionit të 100-të të Konferencës Ndërkombëtare të Punës (ILO) që është duke i zhvilluar punimet në Gjenevë, Zvicër, njofton “Presheva Jonë”.
Ministri Rashiç me bashkëpunëtorë ka takuar ministrin e Punës së Katarit Naser Abdullah Saleh Al-Hemedi si dhe sekretarin Shtetëror të këtij shteti Husain Al-Mulla. Gjatë këtij takimi është biseduar për bashkëpunimin bilateral në mes të dy vendeve si dhe rreth mundësisë së punësimit të punëkërkuesve nga Kosova në Katar.
Ministri i Katarit e ka ftuar ministrin Rashiç për një vizitë në Katar.
Ministri Rashiç dhe delegacioni nga Prishtina ka pasur një sërë takimesh edhe me pjesëmarrës të tjerë të konferencës së ILO-s.