Drejtoria e të Hyrave Publike (DHP), ka sjellë disa vendime përmes të cilave, televizioni A1 dhe gazetat Vreme, Koha e Re dhe Shpic duhet të paguajnë tatim në vlerë prej 7 milion eurove.

DHP ka konstatuar se, televizioni A1 obligohet të paguaj tatim në vlerë prej 6 milion eurove ndrysa të ‘Produksioni Plus’ 1 milion euro.

Përfaqësues të televizionit A1 theksojnë se kjo është përballja e fundit me kryeministrin Gruevski qëllimi i të cilët sipas tyre është mbyllja e këtyre medieve.

Përderisa në afat prej 45 ditëve nuk paguhet shuma e përcaktuar për televizionit dhe gazetat, sipas ligjit duhet të hapet procedura për falimentim, dhe të caktohet një drejtues i cili menjëherë mund ti mbyll ose të fillojë procedurat për shitjen e tyre.

Nga Televizioni A1 theksuan se, pushteti nuk dëshiron të dëgjoj kritika e gjithë bashkësisë kombëtare se liria e medieve është një nga shtyllat kryesore të demokracisë.

SHPËRNDAJE