Rritja e prodhimtarisë industriale në mars për 24,5 për qind në krahasim me muajin e njëjtë vjet është shenjë e mirë se industrinë e Maqedonisë e presin ditë më të mira, vlerësoi sot zëvendëskryeministri dhe ministri i Financave të Maqedonisë, Zoran Stavreski.

“Kemi të dhëna inkurajuese për rritjen e prodhimtarisë industriale në mars prej 24,5 për qind në raport me marsin e kaluar. Kjo është edhe një shenjë e mirë se industrinë e Maqedonisë e presin ditë të mira. Tashmë muaji i tretë me radhë kemi lëvizje pozitive në industri me të cilën të dhënat e marsit janë më të mira, rritje e lartë prej 24,5 për qind”, deklaroi Stavreski, duke ju përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas vendosjes së 60.000 koshave plastikë për mbeturina.

Ajo që veçanërisht gëzon, sipas tij, është që ka rritje të prodhimtarisë në shumë degë të industrisë,në industrinë e metalit dhe jometaleve. në prodhimin e veshjeve, në industrinë e lëkurës, industrinë e tekstilit dhe industria përpunuese në përgjithësi ka shkallë të larta dyshifrore që tregojnë se bëhet fjalë për rritje të qëndrueshme e cila ka perspektivë të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme.

“Kjo është falë dy punëve. Reformat që zbatohen gjatë periudhës të kaluar dhe kur ishte krizë. Dhe para saj, dhe pas saj, mbetemi fuqishëm në relizimin e reformave, tatimet e ulëta, përmirësimi i kushteve për firmat për blerjen e tokave dhe mënyra të tjera me të cilat shteti i ndihmon përmes gijotinës rregullatore. Nga ana tjetër edhe kërkesa është përmirësuar në suaza botërore, që do të thotë kemi lëvizje pozitive edhe në degën e çelikut dhe degë të tjera kështu që kur kjo do të vendoset tërësisht kemi lëvizjet të këtilla pozitive. Presim se vijojnë ditë më të mirë për industrinë e Maqedonisë dhe për ekonominë e Maqedonisë në tërësi”, tha zëvendëskryeministri Stavreski.

Enti shtetëror për statistikë sot publikoi rritje të prodhimtarisë industriale në mars për 24,5 për qind në raport me muajin e njëjtë vjet dhe rritje prej 13,8 për qind nga tre muajt e parë në raport me periudhën e njëjtë vjet.

SHPËRNDAJE