(AIK-Presheva Jone)
Një shpërthim i fuqishëm është verifikuar mëngjesin e sotëm në gjykatën e shkallës së parë të Athinës, në Greqi.
Sipas informacioneve të fundit, shpërthimi ka qenë i fuqishëm sa është dëgjuar në zonat përreth gjykatës.
Autoritetet lokale njoftojnë se prania e bombës u njoftua përmes një telefonate anonime, që pasoi me evakuimin e ndërtesës nga autoritetet.
Për fat të mirë nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar, por ndërtesa e gjykatës është përfshirë nga zjarri.