Beograd, 7 janar 2010 – Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Vuk Jeremiq, deklaroi mbrëmë se diplomacia serbe sivjet do të vazhdojë me aktivitete për arritjen e një zgjidhjeje kompromisi për Kosovën. Ai i tha televizionit publik RTS se diplomacia serbe do të përpiqet të “kufizojë” numrin e njohjeve ndërkombëtare dhe të pengojë aderimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare. “Do të përpiqemi të bllokojmë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, gjë që është parakusht i rëndësishëm për arritjen e zgjidhjes kompromise”, ka thënë Jeremiq. Lidhur me raportin e Dik Martit, Jeremiq ka thënë se bëhet fjalë për “akuza të tmerrshme, të cilat duhet të hetohen”. “Nevojitet hetim kredibël ndërkombëtar. E vërteta duhet të dalë në shesh, ajo nuk mund të futet nën qilim”, tha shefi i diplomacisë serbe. /TCH&PrJ

SHPËRNDAJE