(AIK-Presheva Jone)

 

Në prag të derbit të Italisë, portieri i Juventusit, Gigi Buffon, merr guximin të flasë për ëndrrat e tij për titullin kampion.

Në intervistë e publikuar sot në “Corriere dello Sport”, portiere i kombëtares italiane i deklaronte dashuri të përjetshme klubit, “edhe sepse kam bindjen që Juventusi do të më dhurojë tituj kampionë të tjerë”.

Buffon dha komentin e tij edhe rreth sfidës së ditës së dielë. “Interi është në gjendje të mundë çdo skuadër në botë, sidomos tani që të gjithë të dëmtuarit janë rikthyer dhe kanë zgjidhur problemet brenda grupit.

Megjithatë, ne duam të fitojmë dhe jemi të bindur që mund t’ia dalim mbanë. Kam një bindje që në këtë ndeshje do të fitojmë ne, edhe sepse pas rezultateve jo të mira të kohëve të fundit, duam t’i japim tifozëve një arsye për t’u ndierë krenarë.

SHPËRNDAJE